Lionel Messi është në super-formë

20:36 | 29 Prill 2021

Duket se Lionel Messi është në super-formë.

Barcelona ka kaluar në epërsi në Camp Nou ndaj Granadës.

Në minutën e 24’, vendasit e gjetën golin pas një kombinimi të frytshëm mes Antoine Griezmann dhe Leo Messi, me këtë të fundit që e dërgoi lehtësisht topin në rrjetë për 1-0.

Messi ka qenë tjetër futbollist në vitin 2021, krahasuar me fillimin e sezonit.

Ai tashmë numëron 34 gola dhe 14 asiste.

Nëse Barça fiton, do të jetë liderë në La Liga pesë xhiro para fundit të sezonit.

Komento: