Lionel Messi lihet jashtë nga ndeshja sotme – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Lionel Messi lihet jashtë nga ndeshja sotme

21:42 | 13 Janar 2021

Messi as në bankën rezerv, lihet jashtë nga ndeshja sotme.

Barcelona do të luajë sot kundër Real Sociedad me fillim nga ora 21:00, mirëpo do të jetë pa kapitenin, Lionel Messi.

Kjo pasi ky i fundit ka ndjerë shqetësim në muskujt e tij dhe për këtë arsye nuk është rrezikuar nga trajneri Ronald Koeman.

Në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Granada, Messi u zëvendësua në pjesën e dytë pikërisht për shkak të një lëndimi të mundshëm.

Dhe kësisoj, ky lëndim do ta mbajë atë jashtë për këtë ndeshje të Super Kupës së Spanjës.

Sulmi i blaugranëve për këtë ndeshje përbëhet nga Dembele, Griezmann dhe Braithëaite.

Komento: