Lirohen dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së Kurtit në veri

18:41 | 10 Shtator 2024
lirohen-dy-politikanet-serbe-qe-prishen-qetesine-gjate-vizites-se-kurtit-ne-veri

Janë liruar dy politikanët serbë që prishen qetësinë gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në veri.

Lajmin e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i policisë për rajonin e veriut.

“Janë gjobitur sipas ligjit për rend dhe qetësi publike”, tha Elshani.

Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, bashkë edhe me një tjetër, Ivan Orloviq, ishin arrestuar në praninë e kryeministrit Kurti dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Kurti dhe Sveçla, bashkë shkuan për ta vënë gurthemelin e stacionit të ri policor në Leshak./Klankosova

Komento: