Lirohet Dardan Molliqaj, bashkëpartiaku i tij: U arrestua për një rast që s’ka pranuar kurrë ftesë zyrtare

18:08 | 17 Prill 2025
lirohet-dardan-molliqaj,-bashkepartiaku-i-tij:-u-arrestua-per-nje-rast-qe-s’ka-pranuar-kurre-ftese-zyrtare

Bardh Ahmeti nga PSD në “FRONTAL” të T7 ka thënë se ishte befasi arrestimi i Dardan Molliqajt.

“U arrestua në parkun e qytetit derisa po shkonte në një takim”, tha ai.

Ai shtoi se Molliqaj është arrestuar për një rast që s’ka pranuar kurrë ftesë zyrtare.

Ahmeti bëri të ditur që tashmë Molliqaj është liruar.

Ai tha se Molliqaj është arrestuar nga Njësia për Reagim të Shpejtë.

Komento: