Lirohet nga akuza i akuzuari për bixhoz dhe pastrim parash

13:03 | 14 Shkurt 2024
lirohet-nga-akuza-i-akuzuari-per-bixhoz-dhe-pastrim-parash

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj Bekim Kyqykut, i akuzuar për bixhoz të paligjshëm dhe pastrim parash për shkak se nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprat penale për të cilat akuzohohej.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të mërkurën, nga kryetari i trupit gjykues, Kujtim Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast të akuzuar kanë qenë edhe 28 persona të tjerë, të cilët më 5 shkurt të këtij viti po ashtu ishin liruar nga akuza, ndërsa për të akuzuarin Byqyky në seancën e 29 janarit 2024 gjykata kishte veçuar procedurën ndaj tij.

Sipas këtij aktgjykimi, shpenzimet procedurale bien barrë e mjeteve buxhetore të kësaj gjykate.

Palët e pakënaqura kundër këtij vendimi brenda afatit ligjore prej 30 ditësh kanë të drejtë ankese përmes këtij gjykate në Gjykatën e Apelit.

Në këtë rast Safet Kyqyku, Armend Danqeli, Ardian Kuqi, Zenun Zenuni, Besnik Aliu, Burim Bytyqi, Blerim Blakaj, Flakron Maqani, Naser Pervetica, Nexhat Ejupi, Nehat Ejupi, Hasan Ejupi, Besim Bllaca, Trimor Dushkaja, Driton Shabani, Burim Sadiku, Arber Hoti, Agron Limani, Blerim Imeri, Petrit Neziri, Avni Berisha, Afrim Rifati, Idriz Jakupi, Istref Veliqi, Sabri Brahimi, Sami Baliu, Ramadan Nebija, Burim Makiqi dhe Bekim Kyqyku, ngarkoheshin me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të ngritur më 27 tetor 2020.

Ata ngarkoheshin për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i parave”, “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe për veprën penale “Ndihma”.

Komento: