Lirohet “Papi Chulo”, shoferi i padiciplinuar me 225 gjoba për shkelje në trafik

15:49 | 05 Prill 2023

Shoferi i famshëm i BMW-së së gjelbër që u bë lajm kohëve të fundit, për shkak të shkeljeve në trafik është liruar nga paraburgimi.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se kërkesa e prokurorisë është refuzuar si e pabazuar dhe se i njëjti është liruar nga ndalimi.

Shoferi i BMW-së me ngjyrë të gjelbërt shkaktonte jo pak tollovi në komunikacion e shqetësim të qytetarëve

Zëri i lartë i muzikës në makinë, lëvizja në zona të ndaluara për makina dhe në drejtim të kundërt kishte bërë që shumë qytetarë të ankohen.

Por gjatë javës së kaluar, Policia e Kosovës e arrestoi për ngasje të rrezikshme. Për të njëjtin, siç u raportuan figurojnë plotë 225 gjoba duke bërë që t’i konfiskohet makina.

Komento: