
Është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Lajmin për Front Online e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Veseli tha se shoferët duhet ta përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, pasi që ka vështirësi kalimi.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se rruga Brezovicë në drejtim të Qendrës së Skijimit është liruar për qarkullimin e automjeteve, mirëpo me vështirësi kalimi. Që nga mbrëmë, për
shkak të reshjeve të dendura të borës që ka mbuluar atë zonë, është vështirësuar qarkullimi për automjete dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes gjatë
lëvizjes. Shoferët duhet të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes së automjeteve në raport me kushtet e rrugës, si dhe të kenë pajisjet dimërore, Gjithashtu lusim
shoferët e automjeteve që mos të parkojnë automjetet e tyre në mënyrë të parregullt në skajin e rrugës, sepse e pengojnë qarkullimin e automjeteve, ndërsa
pengojnë edhe mjetet borëpastruse të kompanisë për pastrimin e rrugëve. Policia rajonale e Ferizajt vazhdimisht është duke monitoruar situatën dhe është
prezente në atë pjesë të rrugës. Për ç’do rast qytetarët mund të kontaktojnë policinë rajonale të Ferizajt në numrat kujdestarë : 192 , 0290/326-250 & 0290/322-406./Front Online