Lista Serbe i reagon Sveçlës: Po shpik histori se djali i Vuçiqit u përfshi në Banjskë

22:03 | 08 Tetor 2023
lista-serbe-i-reagon-svecles:-po-shpik-histori-se-djali-i-vuciqit-u-perfshi-ne-banjske

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, doli sot me disa detaje të reja për agresionin e Serbisë më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se ishte i përfshirë edhe Milorad Jetviq, për të cilin tha se është bashkëpunëtor i afërt i djalit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Ndaj kësaj deklarate ka dalë me një reagim Lista Serbe, duke thënë se “Sveçla ka shpikur një histori”.

Tutje, në reagim thuhet se “Kurti është i fiksuar pas familjes së presidentit Aleksandar Vuçiq”.

“Është e pabesueshme se sa shumë Albin Kurti, përveç karakterit të tij anti-serb, është i fiksuar pas familjes së presidentit Aleksandër Vuçiq, ndaj nuk i mungon një muaj që të mos shpikë ndonjë gënjeshtër dhe të akuzojë apo ofendojë edhe fëmijët e Vuçiqit”, thuhet në reagim.

“Në synimin për të lidhur ngjarjet tragjike të Banjës me shtetin serb, ai tani ka bërë një hap më tej, dhe me ndihmësin e tij Sveçla ka shpikur një histori se edhe djali i presidentit, Danilo Vuçiq, është përfshirë në ato ngjarje!?”.

“Kurti nuk mund ta kuptojë dhe pranojë, as opozitën në Beograd, se fëmijët e presidentit të Serbisë e duan atdheun dhe Kosovën e Metohinë e tyre dhe se nuk do të ndalen me mjete paqësore për ta mbrojtur atë, sepse prejardhja dhe edukimi i tyre nuk i lejon që ata të jenë të ndryshëm nga babai i tyre dhe nga shumica e popullit të saj”.

“Këto të pavërteta brutale konfirmojnë edhe një herë se sa gënjeshtra bëjnë përfaqësuesit e regjimit antiserb të Kurtit, duke u përpjekur të justifikojnë lëvizjet e tyre diktatoriale dhe fashiste, të cilat populli serb ka dy vjet që janë dënuar dhe dëbuar nga Kosova e Metohia”.

Komento: