Lista Serbe në panik, VV kundërshton certifikimin e ish-kryetarëve të komunave veriore

12:46 | 23 Prill 2019

Lëvizja Vetëvendosje ka refuzuar qe t’i certifikojë kandidatët e Listës Serbe për kryetar të komunave në veri të Kosovë.

Kjo ka bërë që të shtyhet mbledhja e KQZ-së për kohë të pacaktuar.

Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk është tërhequr nga kërkesa e saj që ish-kryetarët e komunave veriore që dhanë dorëheqje rreth pesë muaj më parë, të mos lejohen të rikandidojnë.

Pa votën e njërit prej anëtarëve të KQZ-së, nuk mund të certifikohen kandidatët.

Komento: