Lista Serbe po kërkon konsum racional të energjisë elektrike

17:13 | 26 Dhjetor 2021

Vendi ynë po vazhdon të përballet me krizë energjetike.

Lista Serbe ka bërë thirrje për kursim të energjisë elektrike kur Kosova po përballet me një krizë energjetike.

Përmes Facebook-ut, partia e Goran Rakiqit ka kërkuar konsum racional në mënyrë që të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme.

“Lista Serbe u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë solidaritet dhe përgjegjësi dhe të ulin konsumin e energjisë elektrike, veçanërisht ata që konsumojnë sasi të mëdha të energjisë elektrike në disproporcion me përdorimin normal. Është periudha e dimrit dhe është e rëndësishme që me konsum racional të gjithë të kenë energji elektrike të mjaftueshme”, thuhet në postimin e LS.

Thirrje për kursim të energjisë elektrike kanë ardhur edhe nga Qeveria, KEK-u, KEDS-i e KOSTT-i, ndërkohë që vendi po përballet me reduktime.

Komento: