Liverpool – Atletico, ndeshja shkon në vazhdime

22:55 | 11 Mars 2020

Ndeshja mes Liverpoolit dhe Atleticos ka shkuar në vazhdime.

Ka përfunduar koha e rregullt në mes të Liverpoolit dhe Atletico Madridit.

Ndeshja ka përfunduar me fitoren 1-0 të Liverpoolit por ndeshja do të shkojë në vazhdime për shkak se skuadra spanjolle kishte fituar ndeshjen e parë në Madrid me rezultat identik.

Ëijnaldum shënoi në minutën e 43-të te ndeshjes për Liverpoolin për të shkuar në pushime të pjesës së parë me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë, Liverpool pati shumë raste për shënim por Atletico arriti që të mbrohet mirë.

Komento: