Liverpool dhe Man City në garë për mbrojtësin e Inter

23:57 | 21 Mars 2020

Liverpool dhe Manchester City kanë nisur garën për mbrojtësin e Inter.

‘Calciomercato’ raporton se dy gjigantët e Premierligës janë në garë për mbrojtësin e Inter, Alessandro Bastoni, transmeton lajmi.

Mbrojtësi ka pasur paraqitje të nivelit më të lartë nën urdhrat e Antonio Conte, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe.

20 vjeçari bëri sezon të madh, duke u pëlqyer tashmë shumë nga trajneri i Man City, Pep Guardiola.

Liverpool në anën tjetër po kërkojnë një zëvendësues për Dejan lovren, dhe Bastoni shihet si ideali.

Por, të dy skuadrat angleze do të kenë telashe, pasi edhe Inter po tenton ta bind lojtarin për rinovim kontrate.

Komento: