Liverpool e United ndajnë pikët në “Anfield”

19:49 | 17 Janar 2021

Paqe në “Anfield” mes dy rivalëve.

Ka përfunduar pa gola super derbi anglez mes dy rivalëve më të urryer, Liverpool dhe Manchester United.

Vendasit dominuan dukshëm nga minuta e parë, derisa mysafirët më shumë provonin përmes kundëraksioneve, shkruan lajmi.net.

Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri që nisi ndeshjen nga minuta e parë ndërtoi disa aksione të bukura dhe provoi të realizonte, por në vendin e duhur gjithmonë doli të jetë David de Gea.

“Djajtë e Kuq” zhvilluan ndeshjen më shumë në mesfushë, ku provonin kundërzbritjet me anë të Bruno Fernandesit, që pati disa goditje në portë, por të pasuksesshme.

Sidoqoftë, me këtë barazim, Unitedi mban liderin e Premierligës me 37 pikë, derisa Liverpooli tani renditët në pozitën e tretë me 34 sosh./

Komento: