Liverpool favoritët për transferimin e yllit të Bundesligës

15:44 | 09 Shkurt 2020

Liverpool po shihet si favorit për transferimin e Timo Werner.

Timo Werner është një nga sulmuesit me formën më të lartë në top pesë ligat evropiane.

Anëtari i Leipzig ka shkëlqyer në Bundesliga, duke mos pasur telashe të gjej rrugën e golit, duke tërhequr kështu vëmendje nga shumë skuadra të mëdha evropiane.

‘The Athletic’ bën të ditur se Liverpool janë skuadra favorite për nënshkrimin e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Jurgen Klopp është i vendosur që të shtojë një sulmues në skuadër, dhe 23 vjeçari gjerman është lojtari që prinë në listën e dëshirave të Klopp.

ëerner, i cili është edhe në radarin e Chelsea e Bayern Munich, ka shënuar 20 gola në 20 ndeshje të Bundesliga këtë sezon.

Komento: