Liverpool-it po i humb sezoni më i mirë, klubet e Premierligës kërkojnë anulimin e sezonit

11:24 | 27 Mars 2020

Liverpool në ankth, klubet e Premierligës kërkojnë anulimin e sezonit.

Një numër i konsiderueshëm i klubeve në Premierligë raportohet se duan të anulojnë sezonin, pavarësisht se javën e kaluar kanë rënë dakord për të zgjatur sezonin për një kohë të pacaktuar.

I gjithë futbolli në Angli është pezulluar të paktën deri më 30 prill për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Tani një numër i madh i skuadrave angleze besojnë se nuk ka “vend për sport për momentin” sipas The Athletic, përcjell lajmi.

Liverpoolit i duhen vetëm edhe dy fitore për t’u konfirmuar si kampion pas pritjes së gjatë prej vitit 1990.

Por, planet për të anuluar sezonin, që kërkon miratimin e 14 skuadrave nga gjithsej 20 sa ndodhen në Premierligë, do t’i shkatërronte shpresat e tyre për t’i dhënë fund pritjes së tyre të gjatë.

Komento: