Liverpool jep lajmin katastrofal

20:53 | 18 Tetor 2020

Liverpool konfirmon lëndimin e rëndë të Van Dijk.

Liverpool ka konfirmuar lëndimi e rëndë të Virgil van Dijk, të cilin e pësoi në ndeshjen e djeshme ndaj Everton.

Mbrojtësi holandez pësoi një ndërhyrje të tmerrshme nga portieri Jordan Pickford, të cilin e shpëtoi pozicioni jashtë loje nga kartoni i kuq.

Tani klubi anglez ka konfirmuar se Van Dijk ka dëmtuar gjurin e tij dhe do t’i nënshtrohet një operacioni.

Ashtu siç dje, ai nuk pritet të luajë për rreth 7-8 muaj.

Ky do të jetë një hendikep i madh për skuadrën e Jurgen Klopp, që duhet të vazhdojnë pjesën më të madhe të sezonit pa lojtarin kyç në fazën defanzive.

Komento: