Liverpool – Man Utd, befasi në formacionet zyrtare

16:52 | 19 Janar 2020

Sot, na pret një super ndeshje mes Liverpoolit dhe Manchester United.

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së kësaj jave në Premierligë, mes Liverpool dhe Manchester United.

Dy rivalët e përbetuar sonte përballen në Anfield, por me objektiva krejt të kundërt.

Reds janë në pozitën e parë me diferencë mjaft të madhe, teksa Djajtë e Kuq kërkojnë të afrohen në pozitat që të dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

Takimi nis në orën 17:30, ndërsa më poshtë mund t’i shihni formacionet zyrtare të të dyja skuadrave.

Komento: