Liverpool – Mbappe, vjen lajmi i papritur

17:43 | 24 Shtator 2020

Skuadra e Liverpoolit është shumë e interesuar për lojtarin e njohur, Mappen.

Sipas Buyo, Mbappe do të luajë së shpejti në “Santiago Bernabeu”.

Liverpooli është duke tentuar që ta transferojë sulmuesin, Kylian Mbappe, por fituesi i Kupës së Botës “tashmë ka vendosur” që të transferohet në Real Madrid, thotë legjenda e Los Blancos.

Ish portieri i Realit, tha në ‘El Chiringuito’: “Duket se Liverpool është gjithashtu i interesuar, por unë besoj se Mbappe tashmë ka vendosur që t’i bashkohet Madridit”.

Ai shtoi: “A do të ndodhë verën e ardhshme? Do të shohim nëse ai pret që të përfundojë kontratën, nuk e di nëse mund ta përballoj presionin ose të pranoj propozimin milionësh të PSG-së që do t’ia bëjë”.

Komento: