Liverpool do të nënshkruajë një kontratë të re sponsorizimi me kompaninë amerikane të veshjeve dhe aksesorëve New Balance duke nisur nga sezoni 2019/2020.
Mësohet me këtë kontratë të re Liverpooli do të përfitojë 75 milionë Paund ose 83.36 milionë Euro.
Sipas asaj që publikiohet te tabloidi ‘Daily Mail, prej 3 vitesh përfiton 40 milionë Paund në vit, një periudhë kjo kur ‘New Balance’ e drejtuar nga William Riley regjistroi rritje të ndjeshme të shitjeve falë sukseseve sportive të skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopp ku bëjnë pjesë edhe Salah, Mane, Firmino, Alisson apo Van Dijk.
Në këtë pikë, New Balance me bazë në Massachustetts vendosi që të rrisë kontributin e saj te Liverpooli edhe me 30 milionë Paund të tjerë duke i dhënë mundësinë që të kalojë edhe manchester united me kontratën e nënshkruar me Adidas
Vlen të kujtohet se ‘The Football 50’ e përfshiu Livepoolin si një prej markave më të forta në botë përsa i përket marketingut pas Barcelonës, Realit të Madridit, bayernit të Mynihut dhe Manchester United. në të njëjtën kohë, Liverpooli rezultoi si klubi që është ndjekur më shumë sezonin e kaluar me 880 miliionë shikues në të gjithë kompeticionet që mori pjesë.