Liverpool nuk arrin më shumë se një barazim kundër Newcastles, vështirësohet Championsi

15:33 | 24 Prill 2021

Liverpool gabon në sekondat e fundit, vështirësohet Championsi.

Të besuarit e Jurgen Klopp nuk kanë arritur të triumfojnë në shtëpi duke barazuar 1-1 me Neëcastle United. Ky barazim, i lë ata në pozitën e gjashtë dhe gjithnjë e më larg zonës Champions League.

Pas barazimit 1-1 me Leeds United, Liverpooli ka barazuar edhe me Newcastle United.

Të besuarit e Jurgen Klopp e nisën furishitën ndeshjen, në minutën e 4’, realizoi Mohamed Salah.

Salah theu rekord historik me këtë gol. ai u bë lojtari i parë në histori të Liverpoolit që shënon të paktën 20 gola në Premierligë në tri sezone të ndryshme.

Në minutën e 92-të, Newcastle për pak çaste e shokoi Liverpoolin, duke shënuar për 1-1. Por, pas rishikimit me anë të VAR, realizuesi i saj, Callum Wilson, kishte prekur topin me dorë dhe si pasojë e kësaj u anulua.

Këtu, Liverpooli mendoi se shpëtoi, por në minutën e 95-të, Joseph Willock i shokoi me të vërtetë vendasit, duke barazuar gjithçka në këtë takim.

Komento: