Liverpooli arrin marrëveshje për transferimin e këtij lojtari

20:08 | 23 Prill 2021

Liverpooli arrin marrëveshje për transferimin e Konate.

Ibrahima Konate do të jetë lojtari më i ri i Liverpoolit.

Pas lëndimit të Van Dijk dhe Gomez, Klopp është përballur me sfida për partnerët në mbrojtje.

Mbrojtësi i talentuar i RB Leipzig, ka qenë objektiv i “The Reds” që disa muaj pas problemeve me mbrojtjen.

Tani, gazetari italian, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Liverpooli ka arritur marrëveshje në parim dhe se zyrtarizimi do të ndodhë shpejtë.

Liverpooli do të paguajë klauzolën e Konates prej 35 milionë eurosh ku pas 31 majit, Konate do të jetë lojtar i Liverpoolit.

Komento: