Liverpooli me transferim ‘bombë’ nga Real Madridi

19:38 | 08 Tetor 2021

Liverpooli nuk heq dorë nga Asensio.

Liverpooli ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Real Madridit, Marco Asensio. Sipas “Daily Mail”, klubi anglez e dëshiron me çdo kusht sulmuesin.

Asensio këtë sezon nuk ka gjetur minutazh në formacionin bazë të trajnerit Carlo Ancelotti. Këtë situatë po mundohet ta shfrytëzojë Liverpooli, për ta bindur spanjollin të transferohet në Anfield.

Sulmuesi 25-vjeçar ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023.

Komento: