Liverpooli merr lajmin e tmerrshëm nga ylli i skuadrës

18:50 | 05 Nëntor 2021

Klopp konfirmon lëndimin e Firmino: Do të jetë jashtë për një kohë të konsideruar.

Roberto Firmino do të jetë mungesa e madhe e Liverpoolit në javët në vazhdim, me Jurgen Klopp që ka konfirmuar lëndimin e brazilianit.

Sulmuesi i të kuqve është dëmtuar në ndeshjen e mesjavës ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve, ndërsa analizat mjekësore kanë konfirmuar një tërheqje muskulore.

Jurgen Klopp ka theksuar se braziliani ka qenë i pafat dhe do të duhet të qëndrojë jashtë për një kohë të konsiderueshme.

“Sa i përket Firminos nuk kam lajme të mira. Ka pësuar një tërheqje e cila ka rezultuar të jetë shumë serioze dhe Firmino ka qenë i pafat”.

“Ne nuk e dimë me saktësi se sa kohë do të qëndrojë jashtë, por nuk do të rikthehet shpejt edhe pse në mes është pauza e kombëtareve”, ka thënë Klopp.

Sulmuesi ka pasur një ritëm pozitiv këtë sezon duke shënuar 6 gola në 11 ndeshje në të gjitha garat.

Komento: