Liverpooli tenton ta bind lojtarin për kontratën e re

22:35 | 18 Shtator 2021

Liverpool nis nga puna për rinovimin me Keita.

Liverpooli tashmë ka filluar procedurat për të rinovuar kontratën me mesfushorin, Naby Keita. Futbollisti afrikan ishte i lidhur me disa ekipe në tregjet e mëparshme, por tani rinovimi i tij është një përparësi.

Keita mbërriti në Anfiled në 2018 nga Leipzig me kërkesë të Jurgen Klopp, por performanca e tij deri në këtë vit është shënuar me parregullsi. Ky sezon ka filluar të ketë një rol të rëndësishëm brenda skemës së trajnerit gjerman, një fakt që ndryshoi mentalitetin e lojtarit në lidhje më të ardhmen e tij.

Kontrata aktual e afrikanit skandon në 2023 dhe synimi i Liverpool është të zgjasë qëndrimin e tij deri në 2026.

Komento: