Lladrovci, VV-së: Kah jeni nisur o djem? – Nuk nënshtrohet Asociacioni i Komunave të Kosovës

15:03 | 19 Mars 2024
lladrovci,-vv-se:-kah-jeni-nisur-o-djem?-–-nuk-nenshtrohet-asociacioni-i-komunave-te-kosoves

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reguar pasi kryetari i Shtimes nga VV-ja, Rrahim Kadriaj ka thënë se Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk po nis procedurat për pranimin në AKS të komunave veriore të Kosovës.

Lladrovci reagimin në Facebook e ka nisur me një mesele duke thënë se “Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri”.

Ai ka thënë se janë të pavertëtë pretendimet e kryetarit të Shtimes duke i thënë ati jse tendenca për nënshrimen e Asociacionit nuk kalon.

Reagimi i plotë:

“Me majtë thmija shpi, Kola jem i man tri”, është përshkrimi më i përafërt i fillimit të mbledhjes së sotme të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Për herë të parë (në këto shtatë vjet sa jam pjesë e AKK) në mbledhje të theksohet ndarja politike e kryetarëve. Këtë e bëri me “dramacitet”, njëri kryetar komune nga partia Vv, duke bërë akuza sa pa vend, aq edhe qesharake.

AKK ka dëshmuar kompetencë dhe përkushtim, duke arsyetuar plotësisht ekzistencën e vet si OJQ, në dobi të komunave, e vlerësuar lart edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare.

Asociacioni ka qenë dhe është ndihmesë e madhe për komunat, për unifikimin e interesave, qëndrimeve dhe bashkëpunimit të komunave me nivelin qendror, njëherësh duke artikuluar interesat e komunave, duke këshilluar dhe aftësuar personelin rreth ligjeve dhe fushave respektive.

Tendenca për të nënshtruar AKK-në, nuk kalon. Kah jeni nisur o djem?

Komento: