Lloji më i ri i koronavirusit prek më së shumti këtë moshë!

10:26 | 03 Janar 2021

Lajm i keq për të rinjtë.

Variant i ri i koronavirusit që u shfaq në Britani të Madhe është tre herë më i transmetueshëm sesa Covid-19 dhe duket se më shumti prek moshat e reja.

Sipas studimit të kryer nga Imperial College London, mosha nën 20 vjeç është më e kërcënuar nga ky variant i virusit.

Mutacioni i shqetësimit ka “një avantazh thelbësor të transmetimit” dhe është i lidhur me “rritjen e epidemisë në pothuajse të gjitha zonat”, thuhet në studim.

I dashuri i Dua Lipës: Nuk do ta marr vaksinën kundër koronavirusit

Sipas Neil Ferguson, autor i studimit, shpejtësia e infeksioneve do të bëjë më të vështirë kontrollimin dhe do të shtojë urgjencën për vaksinim.

Studimi thekson se masat e marra për mbajtjen e distancës sociale kundër virusit të vjetër janë të pamjaftueshmë për të kontrolluar variantin e ri të epidemisë.

Qeveria angleze kishte thënë më parë se lloji i ri ishte deri në 70% më i transmetueshëm se versionet e tjera, pa siguruar dokumentacion.

Studiuesit përdorën mjete statistikore për të vlerësuar lidhjen midis transmetimit dhe frekuencës së variantit të ri në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Të dhënat kanë informuar planifikimin pandemik të qeverisë në javët e fundit, tha Ferguson.

Sipas shkencëtarëve, variant i ri i koronavirusit ka gjasa që të infektojë më shumë të rinjtë, pasi gjatë kohës kur është kryer studimi shkollat ishin ende të hapura.

Komento: