“Lojëra të tilla mos bëj më”, Kiara e frustruar me Luizin

14:38 | 17 Prill 2023

Kiara u acarua shumë nga plani që Luizi kishte thurur me Jorin, për ta bërë atë xheloze.

Kur të dy u shtrinë të flinin gjumë, Kiara i kërkoi Luizit që lojëra të tilla mos të bëjë më me të, sepse ndihet keq.

Kiara u shpreh se i erdhi keq kur pa se si banorët qeshnin përpara fytyrës së saj, kur ai “ngacmohej” me Jorin.

Ajo shtoi se është tip shumë sportiv dhe se shakatë nuk i mer ndonjëherë seriozisht, por sipas saj, kjo ishte e tepërt, pasi shërben si “material” për njerëzit.

Kiara i kërkoi atij të mos e përsërisë më një gjë të tillë, ndërsa ai i kërkoi falje.

Komento: