Lojtarët e Bayern Munchen e duan në skuadër yllin e Juventusit

21:59 | 22 Janar 2020

Lojtarët e Bayern Munich, i kanë thënë trajnerit, Hansi Flick se ata dëshirojnë që klubi të ri-nënshkruajë anësorin e Juventus, Douglas Costa, zbulon Sport Bild.

Ylli brazilian, Costa u largua nga Allianz Arena në 2017 dhe ka luajtur një rol kryesor në mbizotërimin e Juve në futbollin italian,përcjell ORAinfo.

Por me dyshime për Serge Gnabry dhe Kingsley Coman, dhe me Leroy Sane që nuk ka gjasa të bashkohet nga Manchester City në janar, Thomas Muller dhe Robert Lewandowski e kanë bërë të qartë se ata do të donin që Costa të kthehej./ORAinfo/

Komento: