Lojtari i Ferizajt pësoi lëndim të rëndë gjatë takimit në Ferizaj, kjo është gjendja e tij shëndetësore

22:01 | 18 Prill 2021

Thesar Ismajli pësoi lëndim të rëndë gjatë takimit në Ferizaj, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Thesar Ismajli gjatë ditës së sotme ka pësuar një lëndim të rëndë gjatë takimit ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës.

Lojtari i Ferizajit për shkak të lëndimit ishte dërguar në QKUK për trajtim dhe në fillim u raportua se ishte në gjendje të rëndë.

Por, ka qenë babai i Thesarit, Sedat Ismajli që ka treguar se gjendja e lojtarit ferizajas është shumë e mirë.

Ndryshe, në këtë përballje pati edhe sulm ndaj gjyqtarit kryesor nga një tifoz.

Komento: