Lojtari i lutet Milanit: Me lejoni t’i bashkohem Atalantas!

20:24 | 23 Gusht 2019

Mbrojtësi i Milanit, Diego Laxalt është duke kërkuar largimin nga Milan për të përfunduar një transferim te Atalanta këtë verë.

Bisedimet midis Diego Laxalt dhe Atalanta vazhdojnë.

Agjenti i lojtarit dhe Milan kanë zhvilluar takime ditëve të fundit për të vendosur rreth të ardhmës së lojtarit uruguaian, përcjell ORAinfo.

Lojtari pritet të largohet në formë huazimi, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 12 milionë euro.

Vullneti i dy ekipeve është që bëjnë një kompromis dhe lojtari uruguaina ta vesh fanellën e Atalantas gjatë kësaj vere. /ORAinfo/

Komento: