Lojtari i Milanit nesër kryen testet mjekësore te klubi i Premierligës

09:13 | 11 Janar 2020

Pepe Reina rikthehet në Premierligë, zyrtarizimi bëhet nesër.

Pepe Reina është afër rikthimit në Premierligë.

Ish portieri i Liverpool, Reina, do ta vazhdojë pjesën e mbetur të sezonit larg skuadrës së Milan.

Portieri spanjoll pritet të rikthehet në Premierligë, për të vazhduar një aventurë të re, me skuadrën e Aston Villa.

‘Telegraph’ shkruan se zyrtarizimi i transferimit të Reina tek Aston Villa do të bëhet gjatë fillimit të javës tjetër, ose më saktë, të hënën, transmeton lajmi.

Reina do të kalojë tek Aston Villa vetëm në formë huazimi.

Komento: