Lojtari i Milanit po bën “namin”në Seria A

19:43 | 25 Dhjetor 2021

Torino po kalon një sezon shumë pozitiv deri më tani dhe kjo është pjesërisht falë disa paraqitjeve të shkëlqyera nga Tommaso Pobega.

Në xhiron e fundit të Serisë A Torino siguroi një tjetër rezultat pozitiv duke mposhtur Hellas Veronën 1-0. Shënoi golin e vetëm të Torinos dhe rrëmbeu tre pikët për skuadrën e Ivan Juric ishte i huazuari i Milanit, Tommaso Pobega,përcjell ORAinfo.

Dhe nuk është goli i parë për Pobegën që ka shënuar edhe më shumë se Belotti këtë sezon. Mesfushori qendror 22-vjeçar ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar një në 15 paraqitje deri më tani. Talenti italian është kthyer në një lojtar kyç për trajnerin Juric, pasi bëri përshtypje sezonin e kaluar si huazim me Spezian.

Sezoni i mrekullueshëm i Pobega-s nuk po kalon pa u vënë re me një sërë klubesh që po monitorojnë situatën e tij. Kuqezinjtë janë më se të kënaqur me atë që lojtari i tyre po bën nën drejtimin e Juric. Trajneri kroat loboi fuqishëm dhe arriti të bindë presidentin e Granata-s, Urbano Cairo, të nënshkruajë me Tommaso në huazim të thatë.

Pobega i ka bindur të gjithë se ai është një lojtar me potencial të madh. Tani Torino po kërkon ta bëjë të përhershëm transferimin e tij. Juric është mahnitur nga 22-vjeçari dhe po e shtyn klubin e tij të blejë përgjithmonë mesfushorin e AC Milan. MilanLive.it raporton se kuqezinjtë presin një ofertë shumë të rëndësishme për Pobega që të arrijë së shpejti./ORAinfo/

Komento: