Lojtari i njohur gjerman preket nga koronavirus

13:58 | 11 Mars 2020

Koronavirusi po përhapet me të madhe në gjithë botën.

Mbrojtësi i Hannovers, Timo Hübers, është infektuar me koronavirus.

Skuadra gjermane përmes një njoftimi ka bërë të ditur se testet e bëra ndaj Hubers, kanë nxjerrë poziti 23 vjeçarin, përcjell lajmi.

Lojtari do të mbetet në karantinë në shtëpi, derisa të kalojë këtë virus.

Supozohet se Hubers është infektuar në një ngjarje në Hidleshim të shtunën në mbrëmje.

Hannover bën të ditur se lojtari nuk ka pasur asnjë kontakt me shokët e skuadrës së tij që nga infeksioni, gjë e cila mund të lokalizohet sakësisht, dhe nuk mund të supozohet se shokët e skuadrës janë infektuar me të.

Sidoqoftë, skuadra gjermane ka vepruar me përgjegjësi, duke testuar gjithë skuadrën, ekipin e trajnerëve, si masë paraprake.

Komento: