Lojtari i njohur i hapur për kalimin te Manchester Unitedi

16:31 | 04 Qershor 2020

Lojtari i njohur duket se është i hapur për kalimin te Manchester Unitedi.

Kai Havertz mbetet në mesin e opsioneve për Man Utd.

‘Djajtë e kuq’ janë në kërkim të një lojtari me tipare organizative dhe Kai Havertz është në mesin e emrave të përmendur.

Gjermani është i hapur për idenë me kalimin në ‘Old Trafford’ gjatë merkatos së ardhshme, me Premierligën që shihet si një sfidë interesante për të.

‘Manchester Evening Neës’ insiston se ylli i Bayer Leverkusen do të dëshironte të provonte veten në Premierligën angleze.

Në mesin e skuadrave angleze që kërkojnë shërbimet e Havertz është edhe Liverpool.

Mbetet të shihet se kush do të arrijë të sigurojë kartonin e njërit prej lojtarëve më premtues në Gjermani.

Komento: