Lojtari i Serie A demanton klubin: Nuk jam i prekur nga koronavirusi

23:19 | 15 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Mbrojtësi i Sampdoria, Omar Colley thotë se nuk ka koronavirus, pavarësisht raporteve të mëparshme që thonë se ai kishte testuar pozitiv.

Sampdoria lëshoi një deklaratë të premten duke thënë se Colley, Albin Ekdal, Antonino La Gumina dhe Morten Thorsby ishin testuar pozitiv së bashku me Dr Amedeo Baldari, një anëtar i stafit mjekësor të klubit.

Lajmi erdhi vetëm 24 orë pasi u njoftua se ish sulmuesi i Southampton, Manolo Gabbiadini ishte bërë lojtari i parë i Sampdoria që kontraktoi virusin COVID-19, transmeton lajmi.

Në një postim në Instagram, 27-vjeçari tha: “Të dashur anëtarë të familjes, miqë dhe fansa, ju falënderoj për mesazhet dhe shqetësimin tuaj për mua. Unë bëra një test gjaku dhe mushkërie ditën e enjte 12 mars 2020 dhe rezultatet ishin negative”.

“Të premten, 13 mars 2020 bëra një test tjetër të hundës, por rezultatet ishin të pasigurta. Prandaj mund të konfirmoj që familja ime dhe unë jemi të sigurt nga koronavirusi”.

“Falënderoj Sampdoria për ndihmën dhe mbështetjen që kemi marrë dhe vazhdoj të marrim. Unë lutem për të sëmurët dhe u uroj atyre një shërim të shpejtë. Zemra ime gjithashtu shkon te të gjithë mjekët, infermierët dhe ekspertët e guximshëm që punojnë ditë e natë për të luftuar virusin”.

Komento: