Lojtarin që po e vëzhgonte që një kohë Milan, po e transferon Juventusi

20:37 | 02 Gusht 2021

AC Milan vazhdon të jetë e interesuar për t’i siguruar shërbimet e lojtarit të Real Madridit Isco, por përballet me konkurrencë të fortë nga disa klube.

Milani është në kërkim të një mesfushori të ri sulmues dhe Isco është një nga emrat që vazhdon të lidhet vazhdimisht me kuq e zinjtë.

Mirëpo sipas gazetës SPORT në Spanjë, Juventus është skuadra në pozitën me të mirë për të nënshrkruar me Iscon, përcjell ORAinfo.

Los Blancos donin 25 milionë euro për të, por tani kanë zbritur për 18 milionë euro, duke qenë se ai është jashtë planeve të tyre dhe i ka mbetur vetëm një vit në marrëveshjen e tij.

SPORT raporton se Juventusi ka qenë në kërkim të lojtarit për një kohë të gjatë dhe tani mund të përpiqet ta mbyllë marrëveshjen deri në fund të tregut të transferimeve të verës, duke qenë se ata mund të përballojnë çmimin e kërkuar që Real ka vendosur.

Gazeta konfirmon se dhe Milani është gjithashtu i interesuar për lojtarin, por duket se Juventus ka qenë më konkrete në ofertë. /ORAinfo/

Komento: