Lola ia bën këtë gjë Taynas

22:00 | 21 Shkurt 2021

Lola Haradinaj në duet me Taynan.

Lola Haradinaj dikur këngëtare dhe moderatore shumë e pëlqyer, një zonjë me shumë stil dhe e veçantë nga të tjerat, sot është gruaja e politikanit të njohur, Daut Haradinaj dhe nënë e dy fëmijëve.

Edhe pse ka kohë që bukuroshja i mungon televizonit, ajo është shumë aktive në rrjetet sociale duke ndarë me ndjekësit e shumtë imazhe nga përditshmëria e saj, shkruan “Kosovarja”.

Lola jo rrallë herë e ka shprehur se ka simpati ndaj Taynas dhe e kemi parë shpesh duke e përkrahur në Instagram.

Se i pëlqejnë këngët e saj e ka treguar edhe në postimin e fundit në Instastory, ku shihet duke e kënduar në secilin varg këngën më të re të Tanyas “Magdalena”.

Duet i mirë, apo jo?

Komento: