Loredana merr vaksinën kundër COVID-19, kjo është gjendja e saj

20:25 | 25 Maj 2021

Ajo ka treguar së është vaksinuar me njëren nga vaksinat e miratuara nga OBSH

Loredana ka marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Loredana Zefi me anë të postimeve në rrjete sociale, njofton fansat për çdo gjë rreth saj,

Përmes postimit të fundit, reperja bëri të ditur se është vaksinuar kundër COVID-19.

Artistja publikoi një foto, ku tregon kartonin me të cilin ka pritur në radhë për një kohë të gjatë, për t’u vaksinuar.

“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID. Faleminderit”, ka shkruar ajo sipër fotos.

Disa prej artistëve tanë kanë pasur mundësi që të vaksinohen në Shqipëri, ndërsa në Kosovë ende janë duke u vaksinuar të moshuarit.

Komento: