Loredanes i vdes baba, Mozzik vjen me mesazh prekës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Loredanes i vdes baba, Mozzik vjen me mesazh prekës

11:10 | 30 Maj 2019

Loredana Zefi e ka humbur personin e saj më të shtrenjtë.

Për vdekjen e babait të saj, reperja i ka njoftuar ndjekësit nëpërmjet një postimi të fundit në Instastory ku edhe i ka falënderuar miqtë që po i qëndorjnë pranë në këtë ditë të vështirë.

“Faleminderit baba që bëre më të mirën për ne deri sot. Unë të dua dhe lutem që ti të jesh mirë atje lart. Për miqtë e mi që më ndihmojnë në këtë kohë të vështirë, ju falënderoj nga zemra”, ka shkruar ajo, shkruan lajmi.

Kjo e vërtetë e hidhur e ka mërzitur edhe reperin Mozzik i cili ka prekur me fjalët pranë postimit të një fotografie në të cilën shihet tashmë i ndjeri, babai i Loredanës.

“O babalush, pusho në paqe. Zoti ta mëshiroftë shpirtin tënd të mirë e të butë. Do të kujtoj sa të jam gjallë”, ka shkruar Mozzik pranë postimit të fotografisë.

Komento: