Loriana Kuka merr të bronztën në Masterin e xhudos – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Loriana Kuka merr të bronztën në Masterin e xhudos

15:54 | 13 Janar 2021

Vjen edhe medalja e katërt për Kosovën – Loriana Kuka merr të bronztën në Masterin e xhudos.

Loriana Kuka ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në kuadër të Masterit të xhudos që po mbahet në Katar, pasi mposhti britaniken Natalie Powell.

Fillimisht, xhudistja jonë fillimisht në dy raundet e para kishte eliminuar Mazouz dhe Tcheumeo në -78 kilogramë.

Në çerekfinale, Kuka u mposht nga ish-kampionia e botës në vitin 2018, Shori Hamada nga Japonia.

Në ‘Repesazh’ xhudistja kosovare arriti të mposhtë Kaliema Antomarchi nga Kuba me Ippon.

Për medaljen e bronztë, Kuka triumfoi ndaj Powell në ‘Golden Score’ me Ippon, e që kjo është medalja e katërt për vendin tonë në xhudo.

Pak ditë më parë, Distria Krasniqi rrëmbeu të artën, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fituan të bronztën.

Komento: