Low për përballjen me Anglinë: Nuk brengosem aspak

14:37 | 24 Qershor 2021

Trajneri i Gjermanisë për përballjen me Anglinë: Nuk brengosem aspak.

Joachim Low nuk e ka pranuar se ndihet i shqetësuar me formën e Gjermanisë para përballjes me Anglinë në 1/8 e finales në Kampionatin Evropian 2020 në Wembley javën e ardhshme.

Gjermania e fitoi vetëm njërën prej tri ndeshjeve të Grupit F dhe ishte vetëm gjashtë minuta larg eliminimit, para se Leon Goretzka ta barazonte rezultatin në 2:2 kundër Hungarisë për ta mbajtur Gjermaninë në Euro 2020 në ndeshjen e fundit grupore të mërkurën, transmeton Gazeta Express.

Euro 2020 do të jetë gara e fundit e Lowit si trajner i vendit të vet pas 15 vjetëve në krye të ekipit kombëtar.

61-vjeçari e pranon se Gjermania duhet të luajë më mirë kur të udhëtojë drejt Wembley të martën, ai i hodhi poshtë kritikat për paraqitjet e skuadrës së tij deri tani në turneun e verës.

“Nuk brengosem, sepse është ndeshje plotësisht tjetër. Hungaria e parkoi autobusin, duke u mbrojtur me të gjithë futbollistët, duke u futur në çdo duel. Kundër Anglisë do të jetë plotësisht ndryshe”, tha Low.
“Ata luajnë në shtëpi, dëshirojnë të sulmojnë, pra do të jetë ndeshje e hapur; më e hapur sesa sonte. Ne duhet t’i përmirësojmë gjërat, jemi të vetëdijshëm për këtë. Duhet të jemi të kujdesshëm në ndërprerje”, shtoi ai.

Komento: