‘Lufta’ kundër koronavirusit, Guardiola bën gjestin e madh

23:03 | 24 Mars 2020

Guardiola ka bërë një gjest të madh në ‘luftën’ kundër koronavirusit.

Pep Guardiola i ka dhuruar 1 milion euro për të ndihmuar në furnizimin me barna, në luftën kundër koronavirusit në Katalonjë.

Kolegji Mjekësor në Barcelonë njoftoi përmes një komunikate se trajneri i Manchester City Guardiola ka kontribuar me këtë shumë parash për fushatën e Fondacionit Angel Soler Daniel.

Paratë e dhuruara nga Guardiola do të shkojnë për blerjen dhe prodhimin e mjeteve mjekësore dhe për furnizim me barna, për të ndihmuar në trajtimin e të sëmurëve nga Covid-19.

Ky fondacion i kishte mbledhur vetëm 33.000 euro para se Guardiola ta jepte kontributin e vet.

I lindur në qendër të Katalonjës, Guardiola kaloi nëpër akademinë e të rinjve të Barcelonës si lojtarë, duke e kaluar shumicën e karrierës së futbollistit në këtë klub, para se të emërohej edhe trajner më 2008.

Komento: