‘Lufta’ kundër koronavirusit, Mourinho bën gjestin e madh

23:00 | 23 Mars 2020

Mourinho ka bërë një gjest të madh në lidhje me ‘luftën’ kundër koronavirusit.

Derisa Liga Premier është e suspenduar për shkak të coronavirusit, Jose Mourinho ka gjetur një rrugë se si ta mbajë vetën të zënë.

Pandemia botërore ka anuluar çdo eveniment sportiv e kulturor, mirëpo që trajneri portugez ka gjetur një mënyrë se si t’u ndal në ndihmë personave të prekur nga virusi.

Strategu i Tottenham Hotspurit i është bashkuar një grupi vullnetarësh që t’i ndihmojnë personat në karatin, duke u dërguar produkte ushqimore dhe gjëra esenciale.

Ish-trajneri i Chelseat shihet duke i paketuar disa gjëra ushqimore.

“Po ofroj pak ndihmë dhe ju them që edhe ju të dhuroni ushqim, para apo të jeni një vullnetar”, ka thënë Mourinho.

Të moshuarit në Angli pritet të jenë të mbyllur për rreth 12 javësh, e që portugezi ka treguar edhe një herë se përse është ‘Special One’.

Komento: