Lufta kundër koronavirusit, tifozët e Dortmund bëjnë një gjest të madh

00:14 | 17 Mars 2020

Ultrasit e Dortmund kanë bërë një gjest të madh për luftën kundër koronavirusit.

Tifozët e Borussia Dortmund kanë bërë një gjest të madh në situatën e jashtëzakonshme kur po luftohet kundër koronavirusit.

Ultrasit e skuadrës ‘verdhezi’ janë organizuar për të ndihmuar familjet e rrezikuara të qytetit të tyre, në këtë luftë me Covid-19.

Grupi i tribunës jugore të Dortmund po shpreson të ndihmojë më të rrezikuarit nga Covid-19.

Ata janë të gatshëm që të kryejn shërbime të ndryshme si për të shkuar në market, apo shërbime të tjera për qytetarët e tyre.

Gjithë kjo do të bëhet që qytetarët të dalin sa më pak nga shtëpitë dhe të jenë më pak të rrezikuar.

Komento: