Lufta ndaj koronavirusit, Lewandowski dhuron 1 milion euro

23:28 | 21 Mars 2020

Koronavirusi ka prekur pothuajse gjithë globin.

Robert Lewandowski dhe bashkëshortja e tij, Anna, e kanë ndjekur shembullin e yjeve të Bayern Munichut, Leon Goretkas dhe Joshua Kimmichin, duke dhuruar para për ta ndihmuar luftën kundër koronavirusit, duke i dhuruar 1 milion euro.

Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich e lansuar një fondacion të quajtur “Ne e shkelmojnë Coronan” dhe i dhuruan një milion euro së bashku për këtë fondacion, përderisa i inkurajuan edhe të tjerët të ndihmojnë në luftën kundër kësaj pandemie, transmeton Express.

Pasi edhe sulmuesi polak dhe bashkëshortja e tij i dhuruan një milion euro për këtë fondacion, ata thanë për gazetën gjermane Bild se shpresojnë që së shpejti jeta do të mundë t’i kthehet normalitetit.

“Ne jemi të gjithë të vetëdijshëm për situatën përreth nesh. Sot ne të gjithë luajmë si një skuadër. Le të tregohemi të fuqishëm në këtë betejë. Nëse mund t’i ndihmojë dikujt, atëherë le ta bëjmë këtë”, ka thënë Lewandowski.

“Situata po na ndikon të gjithëve, kështu që ne ju kërkojmë që t’i ndiqni udhëzimet dhe t’i dëgjoni ata që janë më të vetëdijshëm për situatën. Tregohuni të përgjegjshëm!”

“Ne besojmë se së shpejti do t’i kthehemi jetës tonë normale. Ne jemi në këtë situatë së bashku dhe edhe do ta kalojmë së bashku”.

Komento: