‘Luftë’ e hapur mes Efit dhe Kiarës, kjo është arsyeja

19:12 | 23 Gusht 2023

‘Luftë’ e hapur mes Efit dhe Kiarës për drejtimin e Për’puthen.

Efi Dhedhes, e cila po shijon disa pushime të qeta, ka vendosur që pasditen e sotme të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj nëpërmjet një pyetsori të hapur në Instagram.

Ndër pyetjet e shumta, duket se njëra prej tyre ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe bëhet fjalë për moderimin e programit “Përputhen”.

Që pas largimit të Bora Zemanit nga drejtimi “Përputhen” janë shumë emra që përfliten për moderimin e tij dhe mes tyre është Kiara.
Ndërkohë që pak kohë më parë, në media qarkulloi që do jetë Kiara ajo që do e moderojë këtë program, Efi nga ana tjetër ka shprehur hapur dëshirën për të qënë pjesë e këtij programi si drejtuese e tij.

E pyetur nga fansat nëse do dëshironte të moderonte “Përputhen”, Efi është përgjigjur: “E adhuroj. Adhuroj t’i dëgjoj njerëzit dhe t’i ndihmoj”.

Kujtojmë që Olsa muhameti, autore e programit ka shprehur gjithmonë pëlqimin e saj ndaj Efit, duke qënë një mbështetëse e madhe gjatë kohës kur ajo ishte në Big Brother Vip.

Nga ana tjetër, Olsa momentalisht po bashkëpunon me Kiarën për shkak të progamit “Kepi i Vipave”, duke shtuar mundësitë që sezonin e ardhshëm të “Përputhen” mund t’ja besojë Kiarës.

Ndërkohë që duket si një “luftë e hapur” drejtimi i këtij programi, nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim me padurim fillimin e sezonit të ri të programit për të zbuluar moderatoren e këtij emisioni mjaft të pëlqyer për publikun.

Komento: