‘Luftë’ mes Milanit dhe Interit për yllin e Real Madridit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

‘Luftë’ mes Milanit dhe Interit për yllin e Real Madridit

10:57 | 11 Qershor 2021

Sipas asaj që u raportua nga Onda Cero, radio spanjolle, Milani dhe Inter do të ishin të interesuar për Alvaro Odriozola, mbrojtësin e Real Madrid i cili u rrit te Real Sociedad.

Lojtari i datëlindjes 1995, me një të kaluar edhe në Bayern Munchen, në të vërtetë nuk do të ishte pjesë e projektit të Carlo Ancelotti, dhe pasi ka folur me klubin ai do të kishte vendosur të largohej nga Spanja për të rrezikuar shanset e tij në Itali…

Ndërkohë, Di Marzio azhornon situatën mes Milanit dhe Junior Firpos së Barcelona:

“Një interes i gjallë, shumë i gjallë, gjithnjë e më i gjallë. Kontaktet vazhdojnë: Milan e dëshiron dhe lojtari është i hapur për mundësinë Milan.

Po përpiqen të gjejnë zgjidhjen në nivelin e formulës me Barcelonën; ai do të shkonte në huazim”.

Komento: