Luftën e Italisë kundër Koronavirusit, Milan i ofron 250 mijë euro shtetit

23:22 | 09 Mars 2020

Milani ka ndihmuar Italinë në luftën kundër koronavirusit.

Tashmë edhe zyrtarisht është marrë vendimi për të suspenduar Serie A-n deri më 3 prill shkaku i coronavirusit që ka kapluar Italinë.

Menjëherë pas këtij vendimi, skuadra e madhe italiane, Ac Milan ka vendosur që të dhuroj një donacion prej 250 mijë eurove, për shtetin e Italisë si një inciativë kundër Covid-19.

Drejtori gjeneral i Rossonerëve, Ivan Gazidis ka thënë se disa gjëra në jetë janë më të rëndësishme se futbolli, duke kontribuuar kështu me një donacion.

“Ka disa gjëra në jetë më të rëndësishme se futbolli. Në një kohë ku të gjithë ne duhet të kemi kujdes, duhet të veprojmë me një përgjegjësi të lartë dhe t’i dëgjojë këshillat e autoriteteve”, ka thënë ai.

Komento: