Lugati bëhet baba, emri i vajzës së tij lidhet me Big Brother VIP Kosova

23:08 | 22 Korrik 2023

Gjoni bëhet baba, e mban premtimin e dhënë në Big Brother Kosova.

Gjon Karrica – Lugati është bërë baba për herë të dytë.

Lajmin e ka kumtuar përmes rrjeteve sociale me ç’rast ka zbuluar edhe emrin e vajzës.

Ajo do të quhet Dita, e me këtë veprim, ai e ka mbajtur premtimin e dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku edhe e mori vesh për pritjen e ëmbël të bashkëshortes.

Atëbotë, ai kishte deklaruar se nëse do bëhet baba i një djali, atij do t’ia lë emrin Arkimed për nder të Stresit, ndërsa nëse e ka vajzë, Dita në respekt të opinionistes së Big Brother VIP Kosova.

Komento: