Luis Suarez po transferohet tek Juventusi?

12:06 | 28 Gusht 2020

Juventusi konsideron transferimin e Luis Suarezit.

Luiz Suarez mund të luajë për Juventusin sezonin e ardhshëm, pasi skuadra e Andrea Pirlos është duke konsideruar një veprim për sulmuesin që pritet të largohet nga Barcelona.

Sulmuesi uruguaian është raportuar se do të largohet nga Camp Nou pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Largimi i tij nga Barcelona ka bërë që Suarez të lidhet menjëherë me shumë klube të mëdha evropiane.

Sipas mediumit Goal, Suarez i është ofruar kampionëve në fuqi të Serie A, Juventusit, pasi ata janë në sulm për një sulmues të ri.

Juventusi është treg për një qendërsulmues tjetër, pasi menaxheri i ri, Pirlo, së fundmi ka konfirmuar largimin e Gonzalo Higuainit.

Suarez, tani 33 vjeç, kurrë më parë nuk ka luajtur në Serie A dhe është transferuar te Barcelona nga Liverpooli në vitin 2014, ndërsa më parë luajti në Eredivisie për Ajaxin.

Ndryshe, çmimi i lojtarit ka rënë ndjeshëm në vitet e fundit dhe Zonja e Vjetër do të mund ta transferonte për rreth 40 milionë euro.

Komento: